Në Elbasan duket se procesi i vaksinimit të grupmoshës mbi 70 vjeç vijon normalisht.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për ABC se në këtë qark vaksinimi bëhet në 51 qendra të ngritura për procesin e vaksinimit anti Covid.
Mjekët e familjes janë dhe personat përgjegjës për njoftimin e të gjithë qytetarëve të kësaj grupmoshe që të shkojnë për të marrë vaksinën Sinovac që është aktualisht në vendin tonë.
Të moshuarit shprehen se nuk kanë frikë që të marrin dozën e vaksinës Covid.
“Na ka njoftuar mjeku i familjes. Po plotësoj formularin, nuk kemi frikë fare”, ka thënë një qyetar.
Ndërkohë nga fillimi i procesit të vaksinimit në Elbasan janë vaksinuar 2200 bluza të bardha, 300 pedagogë dhe 2500 të moshuar./abcnews.al