Skema e mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, COVAX që synon të sigurojë doza vaksinash në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ka rënë dakord për një marrëveshje me prodhuesin e medikamenteve Moderna.
Me anë të kësaj marrëveshjeje, Moderna do ta furnizojë këtë mekanizëm me të paktën 500 milionë doza. Marrëveshja e blerë paraprakisht, do të mundësojë 34 milionë doza të disponueshme deri në fund të këtij viti ndërsa pjesa më e madhe do të jetë e disponueshme në 2022.
Në një deklaratë, prodhuesi amerikan i barnave tha që dozat do të ofroheshin me “çmimin më të ulët të mundshëm.” Marrëveshja vjen disa ditë pasi dozës së prodhuar në SHBA ju dha drita jeshile për përdorim emergjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
OBSH në mënyrë të përsëritur u ka kërkuar shteteve më të pasura që të ndajnë furnizimet e vaksinave në të gjithë botën. Të hënën, Suedia njoftoi se do të dhurojë 1 milionë doza të prodhuara nga AstraZeneca për nismën. sb/abcnews.al/