50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit, Shamku: Fjalime plagjiaturë dhe një fjalor i rrudhur

schedule14:20 - 11 Nëntor, 2022

schedule 14:20 - 11 Nëntor, 2022

Gjuhëtarja Ledi Shamku Shkreli është shprehur me tone kritike ndaj ceremonisë së organizuar për 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit duke u shprehur që kishte fjalime të plagjuara si dhe u premtua botimi i një fjalori të rrudhur.

Në një lidhje direkte në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, gjuhëtarja e njohur Ledi Shamku Shkreli e cilësoi ceremoninë më shumë si një ‘kremt’ sesa një ‘festë’. Sipas saj:

“Kremta dhe festa, i ka shqipja te dyja, ajo dje nuk ishte një festë, sepse nuk ka asgjë për të festuar, është thjesht një përkujtimore, është thjesht një kremt, kur përkujtojmë dikë që ka ndërruar jetë, kur përkujtojmë një ditëlindje, nuk ishin mbledhur në vendin e duhur për të folur për gjuhën, se për gjuhën flasin profesionistët.”

Ajo u shpreh më shumë e neveritur sesa e fyer nga fjalimi me plagjiaturë i kryeakademikut Gjinushi, i cili sipas saj është një turp sepse ka cituar një shkrim me nota sarkastike dhe një autor që nuk ekziston në një faqe në internet.

A mundet të tolerohet që në krye të akademisë të jetë një plagjiator që as nuk e kupton që po plagjion”, u shpreh Shamku Shkreli.

Në lidhje me fjalorin e premtuar, ajo tha që po kthehemi në vitet 1980-të. Gjatë kësaj kohe gjuha është rritur, megjithëse nuk është sasi, ka arritur në 300 mijë emra dhe një fjalor elektronik është botuar në Kosovë.

“Gjuha është edhe sasi, dhe ka arritur në 300 mijë emra. Kemi disa qendra që flasim shqip, shqipja nuk ka nevojë të rrudhet, fjalori elektronik ka një metodë europiane, madje në krah të tryezës të presidiumit Emil Lafe, pjese e akademisë së shkencave, është vetë përjashtuar nga ky fjalor që lajmëron Gjinushi”, u shpreh Shamku.

Sipas saj Akademia e Shkencave nuk ka burimet për të bërë një fjalor të tillë, ai do të jetë fjalor vetëm i shqiptarëve të Shqipërisë dhe është i gabuar nga ana metodologjike./abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!