50-vjeçarja u vra nga i shoqi, i afërmi: Ai kishte probleme mendore, mbesa nuk divorcohej prej fëmijëve

schedule10:57 - 9 Shkurt, 2022

schedule 10:57 - 9 Shkurt, 2022

Valdete Mamaj, 50-vjeçares që iu mor jeta një ditë më parë nga bashkëshorti i saj në Fier, përcillet sot për në banesën e fundit. Petrit Mamaj goditi me thikë gruan e tij në banesë duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa përpara grupit hetimor tha fillimisht se ishte vetëvrarë.

Një i afërm i viktimës nga Levani, thotë se 56-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor. Sipas tij herë-herë ai shfaqte agresivitet. Ai rrëfen gjithashtu se i kishin kërkuar mbesës të divorcohej, por ajo nuk pranonte për shkak të fëmijëve.

“Ishte një ngjarje e dhimbshme për ne. Bëri një vrasje makabre ai dhëndri. Ka qenë me të meta mendore. Këtu e ruante qetësinë, këtu kalonte. I kemi thënë vajzës ta lërë por nuk ka pranuar për hatër të fëmijëve. Edhe ia punonte, por kishte psikozë. Ishte problematik, nga mendja. Herë pas here ushtronte dhunë. Nuk e prisnin të kalonte në këtë ekstrem. Për hatër të fëmijëve nuk e ka denoncuar dhe faji i saj këtu mbetet. U ankohej kushërinjve, ata i thonin lere. Nuk e lë thoshte se kam dy fëmijë”, shprehet i afërmi.

Lexo edhe: “Na ka dhimbur shpirti”, fqinjët e përlotur flasin për vrasjen e 50 vjeçares në Fier nga bashkëshorti

Për të përcjellë 50-vjeçaren kanë mbërritur nga Gjermania dy fëmijët e saj. Një shoqe e viktimës thotë gjithashtu se bashkëshorti ishte shumë xheloz dhe i sëmurë.

“E kisha shoqe. Familje shumë e mirë. Nuk e meritonte. Vajza, djali, nëna, motra, vëllai pritet të vijë që do e përcjellin. Kanë pasur probleme. Ky ishte xheloz, ishte i sëmurë thonin. Nuk e di a ka qenë dhunues”, tha ajo. g.v/abcnews.al