Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Venko Filipçe ka njoftuar sot se 50 për qind e rasteve pozitive në vend kanë qenë të infektuara me mutacionin britanik të virusit.
“Me përqindje të madhe, të testuarit nga janari e këtej dhe sipas informacioneve më të reja, 50 për qind e të testuarve i takojnë llojit britanik”, tha Filipçe.
Ministri shtoi se kjo është arsyeja që qeveria po tregohet e kujdesshme me zbutjen e masave, për shkak se pacientët me këtë lloj të virusit, e transmetojnë më shpesh virusin.
“Deri tani në Maqedoni janë zbuluar 30 mutacione të koronvirusit”, tha po ashtu Filipçe. /abcnews.al/