50 mln dollarë për kampionin e botës

schedule17:54 - 27 Tetor, 2017

schedule 17:54 - 27 Tetor, 2017

FIFA do t’i japë 50 milionë dollarë skuadrës që do të fitojë botërorin vitin e ardhshëm. Shuma totale që do të shpërndahet do të jetë 400 milionë dollarë.
Përfaqësuesja që do të shpallet kampione e botës vitin e ardhshëm në Rusi do të marrë 50 milionë dollarë shpërblim. Ky është vendimi i FIFA-s që do të shpërndajë 400 milionë në total për 32 ekipet pjesëmarrës. Një shumë që rritet me 12% në krahasim me turneun e zhvilluar në Brazil në vitin 2014. Shuma të konsiderueshme do të përfitojnë edhe ekipet që janë kualifikuar. Vetëm për fazën përgatitore do të lëvrohen 2,5 milionë dollarë për secilën skuadër, ndërsa 10 milionë të tjerë nëse nuk kalojnë grupet. Shuma rritet me kalimin e çdo faze me finalistin që përfiton 40 milionë dollarë. Kupës së Botës. Aktiviteti do të mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik në Rusi.