Nga kjo e hënë, aktori i njohur, Johnny Depp, do të përballet sërish në gjyq me ish-partneren e tij, Amber Heard, të cilën e akuzon për shpifje.
Më konkretisht, bëhet fjalë për një shkrim për dhunën në familje, që ajo publikoi në vitin 2018 në të përditshmen Uashington Post.
Depp kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim prej saj, për prishje të imazhit, pasi pretendon se në shkrim ka shpifur kur ka thënë se 58-vjeçari e dhunonte fizikisht gjatë martesës.
Kujtojmë që Johnny Depp dhe Amber Heard u divorcuan në 2016-ën, pas një martese 3-vjeçare./abcnews.al