50 milionë dollarë armatime për Kosovën/ Nazarko- Agalliut: A është konsultuar Basha me ekspertët amerikanë?

schedule21:18 - 25 Janar, 2024

schedule 21:18 - 25 Janar, 2024

Analisti Mentor Nazarko ka pyetur deputetin demokrat Arbi Agalliu, nëse Lulzim Basha është konsultuar me ekspertët amerikanë lidhur me propozimin e ccuditshëm për t’i dhënë Kosovës 50 milionë dollarë armatime.

Ndërsa, Agalliu është përgjigjur në emisionin “Real Story”, se është konsultuar me ekspertë të ekonomisë vendase dhe e konsideroi një detyrim kushtetues për shqiptarët, pasi do ndihmojnë vëllezërit tanë në Kosovë.

Nazarko: “Zoti Basha po propozon që Shqipëria t’i jap Kosovës ccdo vit 50 milionë dollarë armatime. Së pari, ai e di mirë që Shqipëria nuk arrin dot të përmbush kuotën e përqindjes së kontributit të vetë në NATO”.

Agalliu:E para, kemi kërkuar me amendamente dhe me kërkesa të bëra që jo vetëm për mbrojtjen që duhet të jetë 2%, sikurse është detyrim për sa kohë je anëtar i NATO. Kemi kërkuar për arsimin, për bujqësinë, për të gjithë sektorët. Sot, vetëm shpenzimet kapitale që bën qeveria dhe shpenzimet e luksit janë vlera të frikshme. 50 milionëshi është i konsultuar me ekspertë të ekonomisë.

 E para, propozimin qeverisë ia kemi bërë me kohë, e dyta paratë janë dhe gjenden jo vetëm duke luftuar korrupsionin, por dhe te shpenzimet kapitale, edhe e treta, për aq kohë sa SHBA, Britania e Madhe japin para për Kosovën, për aq kohë sa lufta është në kufi atje. SHBA dhe Britania e Madhe japin para, ne kemi një detyrim kushtetues për shqiptarët dhe më thoni nëse ka gjë të keqe që një vend si Shqipëria të ndihmojë aq sa ka mundësi vëllezërit tanë në Kosovë. E bëjmë sepse paratë janë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!