Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se përfaqësues të Kosovës e kanë mirëpritur propozimin e tij për t’i dhënë 50 milionë dollarë armatime Kosovës nga buxheti i shtetit tonë.
Gjatë konferencës për shtyp, ai ka thënë se kjo është një çështje e rëndësishme që nuk mund të pres pafundësisht.
“Për propozimin e 50 milionë eurove nga buxheti aktual si ndihmë ushtarake të Kosovës, gjatë takimeve që pata dhe me përfaqësues të Kosovës në Këshillin e Europës, konstatova që e kanë mirëpritur këtë propozim. Për fat të keq java ka qene e dominuar me zhvillime që nuk i kanë dhënë mundësi përfaqësuesve të shprehen mbi këtë amendament, po paragjykoj se nuk dua të besoj që një çështje shumë e rëndësishme do të futet në vorbullën e ditës, por është një çështje që nuk mund të pres pafundësisht”, tha Basha./abcnews.al