50 milion euro, hapet tenderi i parë për rindërtimin e banesave individuale

schedule19:04 - 10 Mars, 2020

schedule 19:04 - 10 Mars, 2020

Hapet tenderi për rindërtimin e banesave të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Në Agjensinë e Prokurimeve Publike është publikuar njoftimi ndërsa fondi i vënë në dispozicion është 6.2 mld lekë ose rreth 50 mln euro.

Objekti i marrëveshjes kuadër përfshin rindërtimin e shtëpive individuale sipas projekteve model (1+1, 1+2, 1+3) në territorin e bashkive: Durrës, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë.

Të gjithë kompanitë e interesuara do të kenë afat deri në datën 19 mars të dorëzojnë oferat. Kjo kontratë do të konsiderohet kontratë më celsa në dorë. Kjo pasi kërkohet që  pjesë e dokumentave të tenderit janë edhe skicimet, planimetritë e objektit si dhe Projekti i cili do të interpretohet si një i vetëm. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin e saj parashikohet të jetë 2 vite.

Rindërtimi i banesave individuale parashikohet të bëhet në mënyrë të grupuar ose vec e vec,në shtëpitë ekzistuese sipas përcaktimit të shesheve të ndërtimit të caktuara në Planet e Detyruara Vendore.  Modelet e shtëpive që do të rindërtohen parashikohet të jenë me kosto të ulët eficensë energjie si dhe gjendje që të përballojnë lëkundjet deri në 9 balle. /abcnews.al