Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

50 milion banorë bëjnë zinxhirin njerëzor, sensibilizim për ambjentin dhe paragjykimet sociale

schedule12:35 - 21 Janar, 2020

schedule 12:35 - 21 Janar, 2020

50 milion njerëz, rreth gjysma e popullsisë së Shtetit, janë lidhur dorë për dore në Bihar për të formuar zinxhirin njerëzor, e gjatë më shumë se 18 kilometra, si një mënyrë sensibilizimi për ambientin dhe paragjykimet sociale.

 



Lajmin e bën me dije në një komunikatë për shtyp qeveria indiane, që ka organizuar eventin, që nisi nga kryeqyteti Patna, ku kanë marrë pjesë guvernatori Nitish Kumar dhe politikanë të tjerë.

E përditshmja Times of India shkruan që, sipas një përfaqësuesit shtetëror, manifestimi ka kaluar dy rekordet e mëparshme, të organizuara në 2017 dhe 2018, e para që është mbajtur për ndalimin e alkoolit dhe e dyta kundër martesave me fëmijë.

Zinxhiri human është kontrolluar nga shtatë helikopterë dhe është filmuar nga qindra dronë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!