50% e të rriturve në Belgjikë kanë marrë dozën e parë të një vaksine kundër Covid, sipas kryeministrit Alexander de Croix.
“Sot është një ditë e rëndësishme, pasi gjysma e të rriturve në Belgjikë kanë marrë dozën e parë të një vaksine kundër Covid-19. Ne mund të themi se jemi në drejtimin e duhur “, theksoi Alexander De Croo, duke shtuar se situata është shumë pozitive sepse priten dërgesa të vaksinave në javët e ardhshme. Me çdo belg që vaksinohet, ne po i afrohemi kthimit në normalitet.”
“E vetmja mënyrë për të mposhtur virusin është bashkimi i forcave, përfundoi kryeministri./abcnews.al