50-100 gram tritol marketit në Kamzë/ Kamerat kapin autorin, pista ku po hetohet

schedule10:15 - 8 Mars, 2023

schedule 10:15 - 8 Mars, 2023

Në orët e para të mëngjesit një shpërthim ka ndodhur në zonën e Bathores në Kamzë, ku një sasi tritoli 50-100 gram tritoli ka shpërthyer në marketin në pronësi të djalit, Naim Qarri, ish-presidentit të klubit të Kamzës, Arbi Qarri.

LEXO EDHE: EMRI/ Tritol biznesit të familjarit të ish-presidentit të klubit të Kamzës, çfarë ndodhi në 2017

Për fat të mirë, si pasojë e këtij shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra, bën me dije se e vetmja pistë ku po heton policia është ajo e ndonjë konflikti të mundshëm edhe pse familja Qarri ka mohuar të ketë ndonjë konflikt.

Kamerat kanë kapur një shtetas  rreth 30-vjeç që afrohet në këmbë pranë marketit dhe vendos lëndën plasëse në anësore të marketit dhe më pas është larguar po në këmbë.

Deri më tani nuk është bërë identifikimi i tij për shkak të errësirës.

LEXO EDHE: Tritol marketit në Kamëz, familja Qarri: Nuk kemi konflikte

Kujtojmë që kjo është hera e dytë që ish-presidentit të Kamzës i vihet tritol, pasi edhe në vitin 2007 i vendosën rreth 100-150 gram tritol në makinën që e kishte parkuar pranë banesës.

Edhe në atë kohë, ai ka pretenduar se nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk ka ndonjë ide se kush mund  të jetë autori.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!