Gjermania është tronditur mbrëmjen e kaluar kur një vajzë e mitur 5 vjeçare u gjet e pajetë në një park në rrethinat e Berlinit. Vogëlushja u gjet në gjendje të rëndë nga kalimtarët dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
Vajza ishte zhdukur disa orë më herët në një park dhe policia kishte filluar kërkimet për gjetjen e saj. Autoritetet dyshojnë se rasti mund të jetë një vrasje dhe për këtë arsye kanë arrestuar një 19 vjeçar si të dyshuarin e krimit.