5-vjeçari sulmohet nga qeni i familjes, humb buzëqeshjen

schedule11:01 - 19 Maj, 2022

schedule 11:01 - 19 Maj, 2022

Një djali 5-vjeçar humbi buzëqeshjen pasi u sulmua nga qeni i tij teksa shikonte një film për fëmijë në shtrat. Sipas prindërve të Bradley Manion, më 8 janar, ata dëgjuan zëra nga dhoma e gjumit dhe kur hynë në dhomën e 5-vjeçares, panë “Marley”, qenin e familjes që e kishte kapur të voglin nga faqja dhe nuk e linte të ikte.

Babai i djalit, 34-vjeçari Christopher, mundi të hiqte qenin nga i biri dhe pa dëmtimin e madh që i kishte shkaktuar.

Ana e djathtë e fytyrës së Bradley mbeti e varur pas sulmit të qenit 3-vjeçar. Goja e tij është e paralizuar nga njëra anë për shkak të këputjes së ligamentit. Ishte shqyer plotësisht, kështu që mund t’i shihje dhëmbët e tij përmes faqes.

“Kishte gjak kudo, në të gjithë dhomën dhe në shtrat ” , përshkroi për ” SUN ” nëna e djalit fatkeq, 35-vjeçarja Amanda Daly nga Misuri .

Bradley i vogël është dashur të shkojë në sallën e operacionit për tre orë, ndërsa nëna e tij shprehet se djali i saj do të ketë nevojë për operacione të tjera në të ardhmen.

“Nuk mund të buzëqeshë, sikur i është paralizuar njëra anë e fytyrës”, tha Amanda, e cila nuk mund ta besonte që “qeni i ëmbël dhe mbrojtës i familjes”, siç e përshkroi ajo, sulmoi fëmijën e saj.

Në fakt, tha ai, tre vëllezërit e tjerë të Bradley-t duhej të bindnin babanë e tyre që të merrte qenin dy vjet më parë, pasi Christopher ishte kundër sepse ai vetë ishte sulmuar nga një Husky dhe nuk i pëlqente qentë.

5-vjeçari Bradley edhe pse u sulmua nga qeni u përpoq të bindte prindërit e tij se “Marley” nuk donte ta kafshonte, por familja u detyrua të eutanizonte qenin./Abcnews.al/