5 vite punë për mjekët e rinj, qytetari: Vendim i drejtë, duhet të kemi në të gjithë Shqipërinë

schedule09:24 - 6 Korrik, 2023

schedule 09:24 - 6 Korrik, 2023

Maturantët që dëshirojnë të studiojnë për Mjekësi të Përgjithshme në universitetet publike në vend para regjistrimit do të firmosin një marrëveshje përmes të cilës garantojnë se pas diplomimit do të punojnë pesë vite në Shqipëri. Ndërkohë, studentët që fillojnë vitin e para këtë nëse nuk janë dakord mund të paguajnë koston reale të shkollës për vitet e mbetura.

Qeveria miratoi draftin dhe lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, duke marrë dhe mbështetjen e shumë qytetarëve. Njëri prej tyre ka telefonuar në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”, duke u shpreh shumë dakord me këtë vendim. Sipas tij, studentët që nuk duan të qendrojnë këtu të paguajnë tarifën dhe të largohen.

“Më bën përshtypje kjo e studentëve të mjekësisë. Më bën përshtypje se në zonën e Mallakastrës ku jam unë, ka mjekë që kanë mbaruar në Rusi dhe punojnë këtu. Ndërsa këta duan të ikin të punojnë andej. Kush të dojë të iki, le të iki, të paguaj tarifën dhe je okay. E quaj të drejtë këtë vendim se ai tjetri erdhi nga Rusia, për shtatë vjet prindi i paguante shkollën andej. Kushdo mos të rri, të paguaj paratë dhe të ikë. Kjo bëhet që të kemi mjekë në të gjithë Shqipërinë”, tha qytetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!