5 vite bashkë, Andrra publikon foton nga dasma dhe i dedikon fjalët romantike Sinanit

schedule15:24 - 27 Gusht, 2020

schedule 15:24 - 27 Gusht, 2020

Andrra Destani dhe Sinan Hoxha janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar. Ditën e sotme ata festojnë 5-vjetorin e martesës dhe nuk kishte se si të mungonin dedikimet publike.

Ka qenë Andrra që ka bërë një të tillë në Instagram, duke postuar një foto nga momenti kur i thanë njëri-tjetrit “Po”.

Bukuroshja ka shkruar edhe disa fjalë, të cilat kanë ngjallur shumë emocion te ndjekësit.

“5 vite me pare, ne altarin e dashurise u betuam mes emocionesh per lumturi te perjetshme, te cilen e deshmoj cdo dite pakursim. Kemi bekimin e zotit, per ajrin e dashurise qe frymojme dhe rrjedhen e pafundme te casteve qe se bashku perqafojme. Je buzeqeshja ime qe kurre s’do te venitet, je loti im i gezimit! S’me tremb asnje dallge e jetes, sa kohe streha ime je ti! Jemi festa e jetes se njeri-tjetrit, gezuar dashuri,” ka shkruan Andrra në postim.

Kujtojmë që sot çifti janë prindër të një djali të quajtur Ansi./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CEY8PrkllWh/?utm_source=ig_embed

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!