5 viktima në 24 orë, rritet numri i të infektuarve në Serbi

schedule16:14 - 10 Prill, 2020

schedule 16:14 - 10 Prill, 2020

5 viktima të reja janë shënuar këtë të premte në Serbi duke e çuar në 71 numrin e personave që kanë humbur jetën në këtë shtet.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 238 raste të reja duke e çuar në 3105 numrin e personave që janë infektuar me koronavirus në Serbi.

Ndërkohë nga dita e sotme qeveria ka vendosur që në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit është shprehur se do të zgjasin orarin e izolimit të plotë duke miratuar ndalim të plotë të lëvizjes nga ora 5 pasdite deri të hënën në 5 të mëngjesit.

Përmes një njoftimi autoritetet bëjnë me dije se të gjithë qytetarët dhe ato të moshës 65 vjeç mund të dalin të premten nga ora 4 deri në 7 të mëngjesit për të blerë sende ushqimore në dyqane që do të funksionojnë të premten, në të njëjtën kohë, nga katër deri në shtatë të mëngjesit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!