5 viktima dhe mbi 400 të infektuar me Covid në Kosovë

schedule13:19 - 17 Shkurt, 2022

schedule 13:19 - 17 Shkurt, 2022

Në orët e fundit është vënë re një rritje e numrit të rasteve të reja të të infektuarve me Covid në Kosovë.

Në raportin e 24 orëve të fundit të ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije  se kanë humbur jetën 5 persona dhe janë konfimruar të infektuar me Covid 411 raste të reha.

Shëndetësia ndër të tjera bën me dije se janë shëruar 2.582 qytetarë, duke e çuar në 214 885 numrin e përgjithshëm i të shëruarve.

 “Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 3.820 testime, 411 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.275 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.805.533 doza të vaksinës. Deri më sot 812.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 95.264 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes”, njofton MSH./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!