5 të dorëhequr për “arsye familjare”, emërohet drejtoresha e re e Kadastrës së Vlorës

schedule14:23 - 29 Maj, 2020

schedule 14:23 - 29 Maj, 2020

Komandohet drejtuesja e re e Kadastrës së Vlorës.  Mësohet se Viola Hima( mbante vendin e zv/drejtores) , do të jetë drejtuesja e re e këtij institucioni.

Hima do të zëvendësojë Bilbil Aliaj, i cili qëndroi në këtë post rreth katër muaj. Lëvizjet e shumta të drejtuesve të këtij institucioni, duket se lidhen me çështjet e pronave në bregdet.

Largimet e shpeshta të drejtuesve, kanë krijuar ngërç në vijimësinë e punës së këtij institucioni, madje asnjë nga Vlora nuk ka pranuar të marrë drejtimin e tij.

Nga fillimi i shtatorit, zyra e kadastrës në Vlorë regjistroi një seri të pazakontë largimesh nga puna të drejtuesve të saj.

Pesë drejtues të këtij institucion dhanë dorëheqjen brenda pak muajsh,  me pretendimin se vendimi i tyre bazohej në arsye personale dhe familjare./abcnews.al