5 raste të reja në Krujë, tre prej të cilëve punonjës fasonerie

schedule11:52 - 28 Prill, 2020

schedule 11:52 - 28 Prill, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit 5 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Krujë duke e çuar në 97 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në këtë qytet.

Burime për Abc News bëjnë me dije se 3 nga rastet e reja janë punonjës masonerie, ndërsa 2 raste të tjera janë familjarë të rasteve të mëparshme të të infektuarve me koronavirus.

Lexo edhe:Shkon në 750 numri i të prekurve nga koronavirusi, 1 i vdekur sot

Ndërkohë këtë të martë është shënuar edhe viktima  30 nga Covid 19, një 52 vjeçar nga Kruja që vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese, i cili ndodhej prej disa ditësh i intubuar tek Infektivi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Shqipëri është 750 persona, ku 14 janë raste të konfirmuara në 24 orë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!