Në Berat janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit 5 raste të reja me koronavirus. Burime për abcnews.al thonë se bëhet fjalë për pesë anëtarë të një familje. Fillimisht është konfirmuar pozitive një 45-vjeçare e cila punon në fasoneri.
Ndërkohë, të infektuar kanë rezultuar edhe familjarët e saj, vjehrri dhe vjehrra, bashkëshorti 53 vjec dhe vajza 19 vjeçe.
Po ashtu mësohet se janë kryer 87 tamponë në fasonerinë ku punonte dhe asnjë nuk ka rezultuar pozitiv.
LEXO EDHE: 77 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, Tirana me numrin më të lartë
Kujtojmë se në vend u konfirmuan sot 77 raste të reja me koronavirus, ndërsa gjatë orëve të fundit humb jetën edhe dy pacientë te Infektivi, duke e çuar në 51 numrin e viktimave. /abcnews.al