5 milion euro ndajnë Romelu Lukakun me Chelsea. Klubi anglez po ushtron presion për blerjen e sulmuesit belg, i cili ka shënuar 47 gola gjatë dy sezoneve në Serie A.
Kampionët e Italisë kërkojnë 115 milion euro për të lënë të lirë 28-vjeçarin, ndërsa “Blutë e Londrës” kanë ofruar 110 milion euro për kartonin e tij.
Diferencë fare e vogël, teksa Lukaku pritet të heqë dorë nga disa prej bonuseve dhe premiove të sezonit të kaluar (fitoi titullin kampion me Interin) për të sjellë akordin përfundimtar.
Bomberi potent po kalon ditët e fundit tek Interi, që kërkon vetëm para të thata dhe asnjë lojtar në këmbim. Dy klubet kanë programuar një tjetër takim dhe Tuchel shpreson ta ketë sa më shpejt në dispozicion Lukakun. /abcnews.al