5 mënyra se si t’i shpëtoni frikës nga udhëtimi me avion

schedule14:04 - 24 Janar, 2020

schedule 14:04 - 24 Janar, 2020

Shumë njerëz refuzojnë të udhëtojnë në vendet e largëta me avion për shkak të frikës që kanë nga lartësia dhe probleme të tjera që mund të iu shfaqen atyre, mirëpo ka mënyra të ndryshme të cilat janë shumë të lehta për t’u praktikuar që ta largoni këtë frikë.

1.Kontrolloni frymëmarrjen

Kur të ndiheni në ankth është e rëndësishme të mësoni të kontrolloni frymëmarrjen. Ideale është të mbash frymën, pastaj të fillosh të marrësh dhe të nxjerrësh frymë shumë thellë.

2.Të kontraktosh muskujt

Për të limituar më tej ankthin këshillohet të kombinoni frymëmarrjen e thellë me kontraktimet muskulore. Në këtë mënyrë largohen sinjalet që provokojnë stres.

3.Të qetësoheni

Piloti dhe ekuipazhi duan të fluturojnë, për ta është një ambient i sigurt dhe normal për të qëndruar. Edhe pse konsiderohet që pilotët janë të mbrojtur dhe të mësuar dhe duke qëndruar në ajër është më e lehtë të qetësohesh.

4.T’u besosh pilotëve

Mbani në mendje që pilotët janë të nënshtruar nga procedurat e përzgjedhjeve shumë  strikte dhe janë profesionistët më të kontrolluar dhe të formuar të tokës. Çdo gjashtë muaj janë subjekt i testeve të stimulimit.

5.T’u besosh kontrolleve ajrore

Duhet ditur që aeroplanët e biznesit i  janë  nënshtruar  kontrolleve para çdo fluturimi nga pilotët përpos inxhinierëve. Mirëmbajtjet rutinë kryhen rregullisht në intervale precize nga inxhinierë të autorizuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!