Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

5 makineritë e golave në Europë: Shkëlqejnë Bayern e City, Atalanta në podium

schedule10:57 - 7 Gusht, 2020

schedule 10:57 - 7 Gusht, 2020

Ende nuk është mbyllur sezoni, pasi sot topi rrotullohet në Champions League sërish. Manchester City do të zbresë në fushë dhe do mundohet të shënojë në portën e Real Madrid, për të tentuar të kapë gjermanët e Bayern Munich për numrin e golave të shënuar në të gjithë kompeticionet.

Bavarezët numërojnë 143 rrjeta të tundura, 12 më shumë se “Qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola. Në podium është Atalanta, që ka shënuar 115 gola këtë sezon. Një shifër rekord për skuadrën italiane, që jo më kot është kualifikuar në çerekfinalet e Champions League.

Në pesë skuadrat e para nuk mungon as PSG, që ka një sulm me emra si Neymar, Mbappe, Icardi dhe Cavani. 108 gola të realizuar nga kampionët e Francës, tre më shumë se RB Leipzig. Skuadra gjermane, për pjesën e mbetur të sezonit ka humbur shënuesin më të mirë, Timo Werner, i shitur te Chelsea. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!