Një ndjekje si nëpër filma është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë. Pesë makina të policisë bashkiake kanë ndjekur një kamionçinë.
Ndjekja ka përfunduar në rrethrrotullimin e Saukut në drejtim të Elbasanit. Aty drejtuesi i kamionçinës ka shfaqur shenja revolte në drejtim të policëve bashkiakë duke u shprehur se nuk i jep llogari atyre.
Më pas ata kanë thirrur në ndihmë edhe efektivët e Policisë së Rendit për të bërë të mundur ndalimin e personit në fjalë. Nuk dihen ende arsyet e ndjekjes si dhe as identiteti i personit të ndaluar./mv.abcnews.al