Nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj pasi ka dëgjuar shqetësimet e banorëve të “5 Majit” që u janë prishur banesat, ka propozuar që deputetët në Parlament mund të vendosin një memorandum që të mos ketë shembje deri në plotësimin e kërkesave ligjore të banorëve.
“Ne vërtetë nuk jemi gjykatë, këtu janë të ndara. Por këtu secili nga ne ka një mjet, mund të ndërmarrim iniciativë ligjore ndërprerje e projektit derisa të plotësohen kërkesat e tyre sipas ligjit. Iniciativë ligjore. Këtë duhet ta pranojmë. Një deputet i vetëm ka të drejtë të marrë iniciativë ligjore. Ky nuk është teatër. Ne do dalim me një vendim në fund. Të vendosim një memorandum të mos ketë prishje derisa të zgjidhen kërkesat e tyre ligjore”, tha Alibeaj. /abcnews.al