5 lojtarët më të mirë të Barcelonës të cilët momentalisht po bëjnë jehonë

schedule12:15 - 12 Shtator, 2022

schedule 12:15 - 12 Shtator, 2022

Barcelona padyshim ka pasur merkaton më të mirë në mesin e të gjitha klubeve evropiane. Pavarësisht se po kalonin një krizë financiare, katalanasit ishin në gjendje të bënin disa transferime me para të mëdha duke aktivizuar disa opsione ekonomike që ndihmuan në lirimin e fondeve.

Pasi përfunduan në vendin e dytë, 13 pikë prapa Real Madrid, blaugranat janë të vendosur për të ngritur një sfidë për titull këtë sezon. Xavi i ka bërë ata të luajnë një lojë të jashtëzakonshme dhe fillojmë të shohim përsëri pamje të Barcelonës së vjetër.

#5 Raphinha

Raphinha po tregohen se është një transferim shumë i mirë për Barcelonën. Pasi u përpoq të gjente ritmin e tij në dy ndeshjet e para, braziliani është rikthyer në maksimumin e tij në javët e fundit. Në ndeshjet e luajtura, Raphinha është shumë i rrezikshëm në krahun e tij, ku aftësitë e tij të driblimit kalojnë pritshmëritë e kundërshtarit.

 

#4 Ter Stegen

Pas një periudhe të dobët, Ter Stegen është kthyer sërish në maksimumin e tij. Portieri gjerman ka qenë një klasë tjetër këtë sezon, duke mbajtur portën të paprekur në 4 nga 6 ndeshje.

#3 Pedri

Mesfushori i talentuar i Barcelonës, Pedri, vazhdon të ecë nga forca në fuqi. Ai ka nisur një fillim të shkëlqyer në sezonin 22/23 dhe ka qenë një krijues i diferenfcës për katalanasit në mesfushë. 19-vjeçari ka drejtuar mesfushën e Barcelonës me plot guxim.

2# Dembele

Zgjatja e kontratës me Dembele ishte padyshim një vendim i mrekullueshëm për Barcelonën. Nëse ai mund të qëndrojë larg dëmtimeve, Dembele ka aftësinë të rritet në një nga sulmuesit më të mirë të epokës moderne.

Anësori francez është një prani kërcënuese për kundërshtarët në të dyja krahët e sulmit. Driblimet e tij dhe shpejtësia nuk mund të përballohet nga kundërshtarët. Në gjashtë ndeshje, ai ka shënuar dy herë dhe ka asistuar 4.

#1 Robert Lewandowski

Kishte pak dyshime nëse Lewandowski do të ishte ose jo një hit te Barcelona. Lojtari polak është padyshim një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Ai është futur me shpejtësi në lojën e spanjollëve dhe u ka treguar saktësisht të gjithëve se çfarë i mungonte Barcelonës që nga ikja e Luis Suarez.

Forma e tij e shkëlqyer ka bërë që tifozët të marrosen pas tij, duke shënuar 9 gola dhe dy asistime në vetëm 6 ndeshje./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!