5 hapa si të hiqni qafe barkun e dhjamosur!

schedule15:23 - 18 Nëntor, 2020

schedule 15:23 - 18 Nëntor, 2020

Të gjithë e dimë që heqja e kileve të tepërta sa hap e mbyll sytë, është thjesht një mit. Çdo gjë ndodh me kohën dhe me planin që ju ndiqni për t’u dobësuar.

Barku i dhjamosur është një nga shqetësimet më të mëdha, ndaj më poshtë abcnews.al ju tregon disa hapa si ta hiqni qafe.

Hapi 1. Bëni ushtrime kardio të paktën 4 herë në javë për 45 minuta ose më shumë. Ju mund të ecni me biçikletë, të notoni, të vraponi ose të bëni ecje të shpejtë. Sa më intensiv të jetë ushtrimi, aq më shumë kalori do të digjni dhe aq më shpejt do të humbni peshë.

Hapi 2. Zgjidhni ushqime që treten lehtë, jo që shkaktojnë fryerje. Mos hani karbohidrate të thjeshta dhe sheqer. Hani tre herë në ditë dhe shmangni ngrënien e atyre që quhen “snacks” mes vakteve. Kjo sepse insulina, hormoni i ruajtjes së yndyrës, lirohet sa herë që hani dhe nuk ju lejon të digjni yndyrë të thellë dhjamore. Pra, hiqni dorë nga biskotat, ëmbëlsirat, pijet freskuese etj.

Hapi 3. Bëni ushtrime të ndryshme fizike, të cilat sjellin efekte pozitive në djegien e kalorive. Mund të provoni edhe jogën e nxehtë, sepse falë temperaturës së lartë në dhomë, ju do të digjni kalori në mënyrë efektive.

Hapi 4. Provoni agjërimin 16/8. Ju mund të hani përgjatë 8 orëve, ndërsa 16 orët e tjera mund të agjëroni. Studimet kanë treguar se ky lloj agjërimi ndihmon në heqjen e dhjamit të organeve të brendshme me 10%, për një periudhë nga 6-10 javë, informon abcnews.al. Sipas Dr. Daryl Gioffre, një nutricionist i famshëm, kur agjëroni për 16 orë, nivelet e sheqerit në gjak dhe insulinës ulen, gjë që rrit normën metabolike. Kur kjo ndodh, trupi nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të fillojë të djegë dhjamin e ruajtur për energji.

Hapi 5. Mbani shënim rezultatet. Bëni matjet e ijeve dhe belit, peshohuni dhe fotografoni trupin. Këtë bëjeni çdo dy javë. Do dashuroheni me rezultatet, ndaj vazhdoni dhe punoni për të pasur trupin që ëndërroni!/abcnews.al