Muajt e fundit kur dhe çmimet e produkteve ushqimore janë rritur jetesa e banorëve të fshatrave Miras, Çetë, Vidohovë, Qytezë dhe Sinicë të njësisë administrative Miras të Devollit është bërë e papërballueshme. Ujin e pijshëm nuk po e blejnë dot më. Prej pamundësisë ekonomike po rrezikojnë shëndetin pasi po konsumojnë ujë të ndotur.
“Ky ujë kur e pimë vjen aromë e keqe”.
“Nga e keqja po e pinë njerëzit”.
Një pjesë e banorëve të fshati Miras mbushin në burimet natyrore.
“Nuk pihet blemë dhe mbushim tek njerëzit që kanë marrë vetë nëpër burime”.
Ndërsa 100 banorët e fshatit Çete nuk kanë fare ujë. Dy çesmat publike që furnizohen vitet më parë kanë shteruar.
“Bëra 26 vite në këtë fshat dhe asnjë ditë s’ka pasur ujë nga shteti”.
Ata janë detyruar të ndërhyjnë vetë duke e marrë ujin nga disa burime të pasigurta.
“E marrim në ca burime ku ka zhaba dhe gjarpërinj dhe e kemi sjellë vetë”.
Kanë pritur me vite që të ndërtohet një ujësjellës I ri. Punimet e tij nisën në gusht të 2019 dhe një vit më pas duhet të përfundoni. Kryetari I Bashkisë Devoll, Eduard Duro thotë se investimi mbeti në mes, se projektuesit kishin llogaritur që ujin ta merrnin nga burimet e Ujvarës së Valamarës. Banorët kundërshtuan, pasi ujvara është zonë e mbrojtur dhe Ministria e Mjedisit ndaloi marrjen e ujit nga ky burim.
“ Vonesa është 8-9 muaj. Kanë mbaruar të gjitha depot e ujit dhe mbetet vetëm shtrimi I linjës. Besoj se brenda vitit ujësjellësi do hyjë në funksion të plotë”.
/Abcnews.al