Të ndihesh sërish e motivuar pas një periudhë të vështirë nuk është aq e thjeshtë sa thuhet, por gjithsesi jo e pamundur. Nëse keni kaluar një ditë të keqe, apo thjesht ndiheni “pa shpresë”, fillimisht kujtoni që do të kalojë dhe më pas shihni një film! Një nga ata filma që do t’ju bëjnë ta shihni jetën nga një tjetër këndvështrim.
1.The Pursuit of Happyness
Kur ndihesh se je në fund, e vetmja zgjidhje që ke është të shkosh sërish lart. Ky film do t’ju bëjë të qani, aq sa do t’ju mbushë me shpresë!
2.Good Will Hunting (1997)
Ndihma mund të vijë nga burime që ju s’e prisni. Besoni tek vetja që të tjerët të besojnë tek ju!
3.Dead Poets Society (1989)
Ky film do t’ju mësojë kuptimin e vërtetë të shprehjes “carpe diem” (kape çastin).
4.Erin Brockovich (2000)
Mos lini askënd t’ju thotë se s’mund të luftoni për të drejtat tuaja. Historia e gruas të quajtur Erin, do t’ju provojë pikërisht këtë!
https://www.youtube.com/watch?v=HCQGydFK_hM
5.It’s A Wonderful Life (1946)
Imagjinoni për një çast si do të ishte bota nëse ti s’do të ekzistoje? Me siguri, jo kaq e mrekullueshme sa jeta sot!