49 kg kokainë në kontejner, gjykata merr vendimin për babanë e Arbër Çekajt

schedule15:28 - 2 Prill, 2021

schedule 15:28 - 2 Prill, 2021

Selim Çekaj, 72-vjeçari i cili u arrestua një ditë më parë, pasi në kontejnerët e kompanisë së tij u gjetën 49 kg kokainë në Portin e Durrësit është lënë në burg. Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrest me burg”, ndaj babait të Arbër Çekajt, pavarësisht pretendimit të tij se nuk ka lidhje me lëndën narkotike. Vetë ai i ka thënë gjyqtarëve se kishte porositur vetëm banane. Selim Çekaj akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Djali i tij, Arbër Çekaj doli sot pra trupit gjykues për seancën e radhës në Apelin e Posaçëm, ku procesi është shtyrë për një tjetër ditë. Ai tha se babai i tij është një profesor i nderuar, ndërsa hodhi akuza se ndaj tij dhe familjes së tij po vepron një klan i caktuar që kërkon t’i përfshijë ata në trafik droge duke i mbushur kontejnerët e bananeve me kokainë.

Arbër Çekaj ndodhet pas hekurave për ngjarjen e 28 shkurtit të vitit 2018, kur në magazinat e tij ‘Arbri Garden’ në Maminas u gjetën 613 kg kokainë.

Babai i tij, Selim Çekaj kishte hapur një kompani me emrin “Ecoalmax” një muaj pas kapjes së sasisë së kokainës në magazinat e të birit, për transportin e bananeve nga Ekuadori. Në kontejnerët që transportonin bananet që vinin për llogari të kompanisë së tij policia gjeti 49 kg kokainë duke e vënë në pranga atë./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!