“49 arka minus në kontejnerin me banane”, përfundon këqyrja e 195 orëve filmime: Cilat janë dyshimet e grupit hetimor

schedule10:17 - 25 Korrik, 2022

schedule 10:17 - 25 Korrik, 2022

Ka përfunduar këqyrja e 195 orëve pamje filmike të marra në Portin e Durrësit. Bëhet e ditur se grupi që punoi për të kontrolluar filmimet nuk ka arritur që të zbulojë persona që mund t’i jenë afruar kontejnerit me banane që ishte dëmtuar.

Nga pamjet vërehet se grupi i AKU-së nuk e ka verifikuar ne terren fizikisht kontejnerin, duke e bërë procesverbalin nga distanca. Në këto kushte, grupi hetimor dyshon se kontejneri mund të jetë hapur në porte të tjera ku ka qëndruar ose në anijen që e transportonte. Gioa Tauro është port i parafundit para mbërritjes në Durrës.

Lexo edhe: “50 arka minus në kontejnerin me banane”, Gjykata merr vendimin për 20 të arrestuarit

Burime nga grupi hetimor thanë se kontejneri para se të kalonte në skaner ishte vendosur në një zonë, që kamerat e sigurisë nuk kanë fushëpamje. ABC ka siguruar dosjen e prokurorisë ku bëhet e ditur se kontejneri me banane ka mbërritur në Durrës në datën 8 korrik.

Në 16 korrik kur do të zhdoganohej, ai u gjet i paplumbosur. Më pas task-forca kontrolloi dokumentacionin e kompanisë porositëse ZICO sh.p.k dhe rezultoi se duhet të ishin 1200 kuti.

Kur hynë në brendësi të kontejneri zbuluan se aty ndodheshin 1.151 kuti me banane. 49 mungonin, ndaj lindën dyshime të arsyeshme se kontejneri është hapur dhe në ato kuti mund të ketë pasur lëndë narkotike e dyshuar kokainë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!