48-vjeçari u vetëvra me armë, fqinjët: Kishte shumë borxhe, mori kredi për serat

schedule12:04 - 1 Shtator, 2021

schedule 12:04 - 1 Shtator, 2021

Florenc Cjapi nga fshati Suk i Roskovecit i dha fund jetës mëngjesin e sotëm duke u vetëvrarë me armë zjarri. 48-vjeçari jetonte në banesë me bashkëshorten e tij.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton se ai kishte tre vite që merrej me sera, ndërsa më herët ka qenë në emigracion.

Pasi është kthyer paratë i kishte investuar në sera, ndërkohë të afërmit thonë se kishte shumë borxhe dhe se kishte marrë gjithashtu edhe kredi. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, 48-vjeçari dyshohet t’i këtë dhënë fund jetës.

“Ishte shumë i mirë. Merrej me sera. Me ne shkonte shumë mirë. Kam dëgjuar që vuante nga depresioni dhe nga borxhet dhe kredia,” thotë një banor.

“Sot dëgjuam zhurmën, të qarat e të shoqes. Serat i kishte të mbjella. Njëra serë i dështoi dhe e shkuli. Ai ka marrë kredi, jo me lekët e tij se nuk kishte. Po kështu ishte njeri i sjellshëm. Fëmijët i ka në emigrim,” tregon një fqinja. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!