48% e japonezëve kërkojnë anulimin e Lojërave Olimpike

schedule15:04 - 7 Qershor, 2021

schedule 15:04 - 7 Qershor, 2021

Sipas një sondazhi të kryer nga data 4 deri më 6 qershor, 50% e të anketuarve janë pro zhvillimit të  Lojërave Olimpike, ndërsa 48%  kërkojnë anulimin  për shkak të Covid- 19. Gjithashtu sipas një sondazhi, vitin e kaluar 39% dëshironin që Lojërat Olimpike të zhvilloheshin, krahasuar me 59% që do të preferonin shtyrjen ose anulimin e tyre.

Sidoqoftë, shumica e të anketuarve  besojnë se masat e marra për atletët dhe pjesëmarrësit në Lojërat Olimpike nuk janë të mjaftueshme. Japonezët akuzojnë Suga dhe qeverinë e tij për keqmenaxhimin e krizës së koronavirusit.

Qeveria është kritikuar gjithashtu për fushatën e ngadaltë të vaksinimit, krahasuar me të tjerët. Organizatorët e Lojërave Olimpike pritet të vendosin këtë muaj për numrin e spektatorëve që do të lejohen të ndjekin Lojërat Olimpike.

Sipas sondazhit të Yomiuri, 26% e të anketuarve thanë se dëshironin që Lojërat Olimpike të zhvilloheshin me dyer të mbyllura dhe 24% me një numër të reduktuar të spektatorëve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!