Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë dhënë një deklaratë të përbashkët, para takimit në Bruksel.
Dy liderët zotohen se do t’i japin prioritetin më të lartë integrimit në BE dhe vazhdimit të punës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE.
Kjo deklaratë e Hotit dhe e presidentit serb, sipas gazetares Erisa Zykaj, është një risi aspak e zakonshme.
Gazetarja, duke folur nga Brukseli, u shpreh se nuk kemi parë në reste të tjera kështu deklaratash, ndërsa shtoi se, pjesëmarrja e SHBA në ndërmjetësimin e “4 Shtatorit”, ka nxitur Unionit që të jetë aktiv në këtë çështje.
Duke shpjeguar në tre pika, deklaratën e përbashkët të Hotit dhe Thaçit, gazetarja Zykaj shprehet:
“Pika e parë e deklaratës tregon se Hoti dhe Vuçiç, kanë rënë dakord, në prezencë të përfaqësuesit të lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri në BE, Josep Borrell që prioriteti i tyre më i madh mbetet integrimi në BE. Po ashtu, të dyja palët zotohen se do të jenë deri në fund të angazhuara për të vazhduar dialogun. “
– Do të dyfishohen përpjekjet për të zbatuar reformat dhe angazhimeve që përban integrimi në BE.
– Palët njohin që marrëveshja e arritur në SHBA, përmban një bazë të mirë për BE që të arrihet një marrëveshje e ndërsjellë, e detyrueshme me ligj, për normalizimin e marrëdhënieve.
Kjo pike e tretë, sipas gazetares, krijon një lloj optimizmi që pritet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për të dyja palët. Megjithatë, shton ajo, është ende herët për të folur për njohje reciproke.
Kjo pasi, nëse Hoti është shprehur disa herë që marrëveshja e arritur në SHBA mund të çojë eventualisht drejt njohjes reciproke, presidenti serb nuk e ka përmendur deri më tani njohjen e Kosovës.
Komunikata e BE:
“Në rastin e vazhdimit të dialogut të ndihmuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, presidenti Aleksander Vuçiç dhe kryeministri Avdullah Hoti, i kanë konfirmuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri/zëvendës-presidentit të Komisionit Evropian, Josep Borrell, se e kanë prioritetin më të lartë integrimin në BE dhe vazhdimin e punës në dialogun e ndihmuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, që është element kyç i rrugëve të tyre në BE. Po ashtu u zotuan të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar rreshtim të mëtejshëm në BE në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse.
Në këtë drejtim, dokumentet e firmosura në Uashington, duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme të lidhura me dialog që kanë marrë dy palët, do të mund të ofrojnë një kontribut të dobishëm për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizim të marrëdhënieve.”/ s.b /abcnews.al/


