“Blerësi” arriti ta bindte se e kishte gjetur klientin e duhur për të shitur automjetin deri në atë pikë sa ai pranoi që t’ia jepte për kontroll te inxhinieri i tij.
Një burrë në Greqi kishte nxjerrë automjetin e tij në shitje, në një faqe të njohur në internet.
Personi që e kontaktoi i la një takim dhe me disa pretekste arriti ta bindte që t’i jepte makinën për ta ekzaminuar dhe më pas të bënte pagesën. Ai mori automjetin dhe u zhduk.
47-vjeçari e denoncoi në polici. Kjo e fundit bëri të mundur identifikimin e “blerësit”, por ende nuk ka asgjë gjurmë prej tij. m.v/abcnews.al