Filmi i njohur, “Lukëkuqet mbi mure” i është nënshtruar restaurimit nga një studio prestigjioze ndërkombëtare, e cila e ka kthyer në versioni 4K. Lajmin e bukur e dha mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama.
Drejtoresha e arkivit të filmit, Marinela Ndria ka ndarë emocionet e para në emisionin “Pas Mesnate”. Ajo ka thënë që është bërë një punë e pafundme për këtë film në bashkëpunim me Universitetin e Barit “Aldo Moro”.
Ndria ka theksuar se ftesa për të qene pjesë e premierës i është bërë dhe regjisorit të filmit Dhimitër Anagnosti, por ai e ka të pamundur pasi nuk i përballon dot emocionet kaq të mëdha.
Sakaq, ajo shtoi se “Lulëkuqe mbi mure” do të shfaqet në vitin 2024 në Francë dhe më pas në shumë në shumë shtete të Europës.
“Punohet pa fund për restaurimin e një filmi, flasim këtu restaurim digjital dhe e mira është që ti mund t’i rikthehesh shumë herë. Ky është një projekt që ka filluar në muajin maj dhe me aplikimin e tij, mori ‘okay’, që po, ky film fitoi, krahasuar me të gjithë filmat që ne kemi aplikuar.
Me restauratorin është një punë e pafundme. Unë jam vetë restauratore dhe atë që konsideroj unë mirë, nuk e konsideron klienti. Por në rastin këtu, je në rregulla strikte dhe ti nuk ke nevojë që të kërkojë klienti se çfarë ti duhet të bësh, por është një institucion i cili ka rregulla dhe deri kur duhet të shkoj restaurimi.
Ne kemi bashkëpunuar me një qendër të njohur në Itali, pjesë e universitetit të Barit, “Aldo Moro” me profesor Nikola Barbuti. E falenderoj shumë sepse na ka mbështetur.
Profesor Dhimitër Anagnosti ka parë trailerin dhe ne bisedojmë nëpërmjet zonjës Roza Anagnosti dhe ajo thotë që është shumë i emocionuar. Ne do të donim një fjalë të tij në premierë, por ajo tha që nuk mund të përballojë dot emocione të tilla, por është kaq shumë i emocionuar që ky film po merr një jetë të re. Sepse vërtetë ky film po merr një jetë të re. Ne tashmë kemi lidhur dhe marrëdhënien me Art TV në Francë, që do të shfaqet në Francë më 2024. Sapo ne e promovuam si film, aplikuam atje dhe mbas ‘Vdekjes së kalit”, ky është filmi i dytë që do të shkojë në Art TV në Francë për t’u shfaqur në 6 gjuhë të botës dhe në shumë vende të Europës”, tha Ndrio./abcnews.al