Rama: Nëse zgjedhjet bëheshin këtë të diel do i fitonim! Askush s’e ka vendin e sigurt në listë

schedule18:40 - 1 Shtator, 2020

schedule 18:40 - 1 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin këtë të diel, PS-ja do të fitonte mandatin e tretë, por me më pak vota. Mesazhi i kryetarit të PS-së për deputetët socialiste ishte i qartë dhe i prerë, askush nuk e ka vendin e sigurt në listë, prandaj duhet të luftojnë.

Unë nuk dyshoj se nëse do të votohej këtë të diel ne do i fitonim zgjedhjet, por nuk besoj se do i rifitonim zemrat e atyre që na kanë votuar, apo të atyre që nuk na kanë votuar, apo nuk kanë për ta votuar ndonjëherë atë forcë, atë grup forcash përballë. Këtë të diel do të merrnim më pak vota nga sa meritojmë për Shqipërinë, ndërsa ata më pak vota sesa morën tre vite më parë. Po ne pse do të merrnim më pak vota? Nuk na kupton populli apo e kemi fitoren në xhep? Asnjëra.

Lexo edhe: Rama-deputetëve: Takoni të lëkundurit, çfarë doni më nga PS-ja! Opozita? Janë humbës kronikë

Por sepse populli pret më shumë nga ne dhe asgjë nga ata dhe ka të drejtë, sepse kur unë pres shumë më shumë nga vetja dhe nga ju, imagjinoni ju tani dikush që nuk justifikon mungesën e gjërave që pret. Ne kemi mjaftueshëm kohë për të treguar se vlejmë më shumë sesa i duket kujtdo që pret më shumë, që nuk ndihet i ngrohur në zemër dhe i lëkundur në mendje kur bën vlerësimin tonë. Kemi mjaftueshëm kohë për të treguar sa i duhemi për këtë skuadër, kur të vijë dita e ndeshjes dhe për të plotësuar skuadrën me të tjerë tanimë më që cdo kandidat do të vlerësohet nga populli si individ, nga i pari te i fundit, nga unë.

Lexo edhe: Rama, detaje për hapat e radhës para zgjedhjeve: Familja socialiste do të vlerësohet online

Kemi mjaftueshëm kohë për të ristartuar kompjuterin nga e para për një start të barabartë për të rikrijuar skuadrën fituese duke ripërtërirë marrëdhëniet me anëtarët e familjes, me shoqërinë dhe atë që i përmbledh, Shqipërinë. Deputetët jeni në sallë, ndërsa jashtë saj nga sot, kandidatë për deputetë, që duhet ta fitojmë vendin në skuadër cdo ditë pa pushim dhe nëse unë personalisht duhet të firmos në fund formacionin që do dalë në fushë, le ta dëgjojnë se kush nuk do të japë jo gjithçka ka, por gjithçka duhet, nuk do të jetë në formacion. Për mua është e qartë, askush tjetër përvec PS-së” tha ai.

Lexo edhe: Rama-deputetëve: Uroj të jeni kthyer me energji, reflektoni të marrim mandatin e tretë

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme mblodhi në Elbasan deputetët e grupit parlamentar duke caktuar edhe drejtuesit politikë të qarqeve për zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë që mbledhja e asamblesë socialiste do të zhvillohet në datë 4 shtator./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!