46 vite nga vdekja e “Mbretit të Rock and Roll”, Elvis Presley

schedule11:24 - 16 Gusht, 2023

schedule 11:24 - 16 Gusht, 2023

Në këtë ditë, 16 gusht 1977, Elvis Presley vdiq në moshën 42-vjeçare, duke shkaktuar zi në mbarë botën.

Si çdo vit, edhe këtë vit, mijëra njerëz pritet të mblidhen sot dhe gjatë gjithë kësaj jave në Memphis, Tennessee për të kujtuar dhe nderuar “fenomenin” Elvis Presley.

I njohur si “Mbreti i Rock and Roll” ose thjesht “The King”, Elvis Aaron Presley konsiderohet si një nga artistët më të mëdhenj në historinë e shfaqjes, me hite të përjetshme si “Hound Dog”, i cili skandalizoi audiencën e përulur të kohës me lëvizjet e tij të guximshme.

Më 16 gusht 1977 në Memphis, Tenesi, Presley u gjet nga e fejuara e tij, Ginger Alden, i shtrirë në dysheme në shtëpinë e tij në Graceland.

Ai u dërgua në Spitalin Baptist Memorial ku në orën 15:30, u njoftua për vdekjen e tij në moshën 42-vjeçare. Në një konferencë për shtyp më vonë, mjekët njoftuan se vdekja ishte shkaktuar nga aritmia kardiake, e cila ishte shkaktuar nga një dozë e madhe barnash.

Funerali i Presley-t ishte një ngjarje kombëtare, ku morën pjesë miq, fansa dhe gazetarë.

Rreth 500,000 njerëz, si dhe 1,000 policë dhe 300 gardistë kombëtarë, u rreshtuan në rrugët e Memphis ndërsa “Mbreti” bënte udhëtimin e tij të fundit nëpër to.

Fillimisht ai u varros në varrezat Forest Hill në Memphis, pranë nënës së tij, por për arsye sigurie eshtrat u zhvendosën në Graceland. Pas vdekjes së tij, filluan të qarkullojnë thashetheme të ndryshme, nga mënyra se si vdiq e deri tek ai nëse është ende gjallë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!