46 viktima dhe mbi 1 mijë të prekur nga Covid në 24 orë në Kroaci

schedule14:55 - 4 Maj, 2021

schedule 14:55 - 4 Maj, 2021

Në 24 orët e fundit në Kroaci kanë humbur jetën 46 pacientë me Covid, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 7,264 humbje jete.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë regjistruar 1, 396 raste me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 336, 918 të prekur.

Sakaq deri më tani janë shëruar 318, 612 persona.

/abcnews.al/