45-vjeçarja bën botoks për tu dukur më e re, por kryqëzohet nga komentet në Tik Tok

schedule15:46 - 6 Tetor, 2022

schedule 15:46 - 6 Tetor, 2022

Përpjekja e një gruaje për të ngadalësuar procesin e plakjes ka rezultuar e kotë pasi njerëzit përreth saj mendojnë se ajo duket 45 në vend të 30.

Edhe pse shoqëria ka mësuar të përqafojë pamjen e flokëve të thinjura dhe rrudhave, etja për të qëndruar e re është ende e pashuar, me miliona njerëz që i drejtohen specialistëve për injeksione botoks dhe filler.

E fiksuar pas vajrave të fytyrës, kujdesit të shtrenjtë të lëkurës, trajtimeve me botoks dhe mbushësve të buzëve, Hilary Lee, një nënë 45-vjeçare nga SHBA, është e vendosur të duket e re edhe kur i afrohet të 50 –ave.

Ajo mendon se investimi ia ka vlejtur dhe nuk e tregon moshën.

Lee ngaroi një klip në Tik Tok duke treguar lëkurën e saj me shkëlqim dhe pamjen rinore.

@itshilaryleigh Replying to @jamieturner46 ran out of time today but hows this beautiful? 🤍 #momsover40 #over40moms #over40tok #momsofteensandtweens #momsover30 #over30moms #ageaintnothingbutanumber #jerseymoms ♬ original sound – itshilaryleigh

Duke pozuar me një bluzë kafe, ajo tha: “Më thuaj që nuk dukesh në moshën tënde pa më thënë se nuk dukesh në moshën tënde. Unë do të filloj e para, jam 45-vjeç”, ka shkruar ajo krahas videos.

“Sinqerisht më pëlqen të jem 45-vjeçare”.

Por pavarësisht se ajo është e bindur se regjimi i kujdesit të lëkurës dhe fillerët kanë dhënë rezultate, duket se ndjekësit e saj kanë pasur një pikëpamje paksa ndryshe.

Ndryshe nga sa besonte Hillary, shumë thanë se ajo dukej sikur ishte 45 vjeç.

Një person komentoi: “Unë mendova 45. Kështu dukesh.”

Një i dytë qeshi: “Dreq. Mendova se ishe 44 vjeç dhe 364 ditë”.

Madje njëri prej komentuesve tha: Po mendoja 50.

Pasi u bombardua me komente negative, Hillary iu kundërpërgjigj kundërshtuesve.

“Nuk u ofendova. Mendoj se jam më e shokuar që gratë marrin kohë për të lënë komente të tilla. Nuk mendoja se gratë ende e bëjnë këtë dhe nëse do më njihnit do ta dinit se jam e ëmbël dhe jo e thartë .

/Abcnews.al/