45-vjeçari qëllon me armë drejt uniformave blu në Elbasan, policia: Kemi rrethuar zonën

schedule16:55 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 16:55 - 24 Dhjetor, 2020

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Seltë në Elbasan ku një 45-vjeçar i identifikuar si Josif Kavaja, qëlloi me kallashnikov drejt banorëve dhe uniformave blu.

Sipas bluve, në banesën e tij është ushtruar kontroll pasi kishin informacione se mbante armë pa leje. Në këtë moment në tentativë për t’i shpëtuar policisë ai që ka qëlluar me armë zjarri drejt tyre. Policia njofton se ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e 45-vjeçarit.

“Më datë 24.12.2020, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë shkuar në fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese, me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J. K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë arritur në banesën e shtetasit J. K., ky shtetas, në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë duke u rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Nga të shtënat nuk ka punonjës policie të lënduar. Policia Vendore ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë duke marrë masa sigurie për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në atë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat speciale Renea. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al