Kaosi ka përfshirë Perunë, me mijëra protestues që dolën në rrugët e Limës ditën e djeshme pasi 45 persona humbën jetën në trazirat gjatë muajve të fundit. Policia vlerëson numrin e protestuesve në 3,500, të tjerë pretendojnë se ata i kaluan 7,000 siç raportohet nga Reuters.
Një godinë historike në qendër të qytetit, në sheshin San Martin është përfshirë nga flakët. Megjithatë, ministri i Brendshëm Vicente Romero kundërshtoi pretendimet që qarkullonin në mediat sociale se zjarri ishte shkaktuar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia.
WATCH: Protesters clash with police in Peru’s capital Lima, plunging the nation deeper into its seventh week of unrest.
More here: https://t.co/gGZ9kG5oYF pic.twitter.com/urEJMsWwel
— Bloomberg (@business) January 20, 2023
Situata në Peru është një nga më të këqijat që ka përjetuar vendi në 20 vitet e fundit. Shumë banorë, veçanërisht në zonat më të varfra rurale, janë të zemëruar për pabarazinë dhe rritjen e çmimeve.
Protestuesit po bëjnë thirrje për dorëheqjen e Bolluarte, zgjedhje të parakohshme dhe një kushtetutë të re për të zëvendësuar atë në fuqi që nga viti 1990 nën krahun e djathtë Alberto Fujimori.
Protestat u nxitën nga rrëzimi dramatik më 7 dhjetor i ish-presidentit majtist Pedro Castillo, i cili u përpoq të shpërbënte Kongresin dhe të konsolidonte pushtetin e tij.
/abcnews.al