45 milionë turistë pritet të vizitojnë Spanjën

schedule23:56 - 13 Maj, 2021

schedule 23:56 - 13 Maj, 2021

Spanja pritet që këtë vit të vizitohet nga 45 milionë turistë të huaj.

Kjo shifër është rreth gjysma e numrit të turistëve që vizituan Spanjën gjatë vitit 2019.

Mediat spanjolle raportojnë se Spanja e cila tashmë ka nisur fushatën promovuese të verës është gati të rihapet shumë shpejt.

Ministrja e Turizmit e Spanjës, Reyes Maroto, është shprehur se qeveria është duke hartuar plane që udhëtimet të jenë të sigurta, përfshirë këtu edhe pasaportën e vaksinimit e cila pritet të jetë funksionale nga muaji qershor.

Në vitin 2020, kur pandemia e Covid-19 u përhap, numri i turistëve të huaj në Spanjë ra me 77%.

Spanja është një nga vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi. Ajo ka regjistruar mbi 3.5 milionë raste të të infektuarve dhe mbi 79,000 viktima.

Ndërkohë si destinacioni i dytë më i popullarizuar në botë pas Francës, Spanja regjistroi 83.5 milionë vizitorë të huaj në vitin 2019.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!