440 milionë për Vllazninë, Krasniqi i Skënderbeut pranon “flirtet” me Tiranën

schedule08:19 - 30 Maj, 2020

schedule 08:19 - 30 Maj, 2020

Vllaznia bëhet me para dhe lojtarët tashmë presin të marrin pagën e muajit shkurt dhe të tjerat në vazhdim. Këshilli Bashkiak është mbledhur ditën e djeshme dhe ka miratuar fondin prej 440 milion lekësh, që do t’i shërbejë klubit për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe për nisjen e pasardhësit.

Në klubin shkodran mund të qetësohen për momentin, por kanë disa detyra për të kryer dhe që lidhen me pasqyrat financiare që në vitin 2018. Gjithashtu edhe detyra të tjera janë lënë nga Këshilli Bashkiak dhe që të mos ketë të tilla probleme  në të ardhmen, do të duhen që në klub të marrin masa.

Në fakt privatizimi është zgjidhja më e mirë për Vllazninë, që gjatë këtyre viteve që menaxhohet nga bashkia ka vuajtur shumë. Madje një sezon luajti në Kategorinë e Parë dhe sivjet rrezikon sërish të luajë një ndeshje shtesë për qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

TIRANA – Te bardheblutë kërkojnë një sulmues, pasi Michael Ngoo me shumë mundësi do të largohet me mbylljen e këtij sezoni. Anglezi ka kërkuar, përmes menaxherit, të bisedohet për rinovimin e marrëveshjes që tani.

Kontrata i mbaron më 31 maj dhe nëse ai dëshiron, atëherë mund të largohet dhe të presë për ndonjë ofertë tjetër për sezonin e ardhshëm. Tirana pëlqen sulmuesin e Skënderbeut, kavajasin Blerim Krasniqi, i cili në një prononcim për “Panorama Sport” ka pranuar kontaktet.

Sulmuesi 23-vjeçar, këtë sezon me Skënderbeun ka shënuar pesë gola dhe ka edhe një vit kontratë. Tirana duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me korçarët për transferimin e Krasniqit, i cili hapat e parë si profesionist i ka hedhur tek Apolonia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!