Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 9 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total 548 numrin e të prekurve. Nga të dhënat e sotme vihet re ulje e ndjeshme e numrit të të rasteve të reja, krahasuar me një ditë më parë.
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi se në shërbimin Infektiv aktualisht janë 35 pacientë të shtruar. Prej tyre, 7 pacientë janë në terapi intensive.
Ndërkohë, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.
Lexo edhe: Shkon në 548 numri i të prekurve nga koronavirusi, 9 raste të reja u konfirmuan sot
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:
– Tiranë 246 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 94 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 11 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 rast
– Kurbin 7 raste