KQZ me mungesa në 14 maj/ PD nuk ka komisionerë në 422 qendra, ka 600 vullnetarë. Në 100 qendra identifikimi manualisht, s’ka njerëz per pajisje

schedule12:13 - 9 Maj, 2023

schedule 12:13 - 9 Maj, 2023

Shqiptarët po paguajnë miliona euro për zgjedhjet, duke investuar shumë edhe për teknologjinë që të shuajë paranojat e partive për abuzime.

3.4 milionë dollarë janë harxhuar kësaj radhe vetëm për rivënien në punë të pajisjeve të identifikimit biometrik, por në shumë zona, ajo do të dështojë, sepse mungojnë njerëzit për t’i përdorur.

Ndërkohë mbi 200 qendra votimi kanë mangësi në komisionerë, dhe në mbi 400 të tjera, Alibeaj nuk ka sjellë asnjë emër, duke venë në pikëpyetje ngritjen e qendrave të votimit.

KQZ-së i janë ofruar 600 vetë vullnetarisht për të punuar si komisionerë, por ajo nuk heq dot merakun e PS apo PD, se aty mund të jenë infiltruar njerëz të Berishës.

Nga kjo e martë, ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhjeve nëpër rrethe.

LEXO EDHE: Zgjedhjet e 14 majit, Celibashi: Janë 10 kandidatë për kryebashkiakë, që janë çuar për hetim të thelluar

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!