Policia në Greqi ka vënë në pranga dy persona në lidhje me vrasjen e një 42-vjeçari në Rafinë të Athinës. Mediat në vend raportojnë se arrestimet u bënë sot në të gdhirë, ndërsa njoftohet se bëhet fjalë për një shtetas grek dhe një tjetër të huaj, 24 vjeç.
Kujtojmë se 42-vjeçari u dhunua për vdekje të dielën nga pesë persona, që sipas raportimeve ishin me origjinë shqiptare, në një lokal. Shkak për përplasjen fizike është bërë një debat që viktima ka pasur me disa nga të rinjtë brenda lokalit.
Fillimisht 42-vjeçari është grindur jashtë të lokalit me autorët dhe më pas sherri është transferuar në tavolinën ku ishte ulur viktima. Gjithçka nisi pasi të rinjtë shqiptarë dyshohet se i ngacmuan burrit të dashurën dhe më pas jashtë ambienteve të lokalit kanë nisur ta godasin e me grushte dhe shqelma.
Viktima ka rezistuar por në një moment njëri prej autorëve e ka goditur me dorezë hekuri në kokë. /abcnews.al/