42-vjeçari kanibal dënohet me burgim të përjetshëm, vrau dhe hëngri një burrë

schedule13:05 - 8 Janar, 2022

schedule 13:05 - 8 Janar, 2022

Një ish- mësues në Gjermani u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen, copëtimin dhe ngrënien e një 43-vjeçari që kishte takuar në internet.

Stefan P. , 42, u shpall fajtor për vrasjen. Ndërkohë, për shkak të peshës së krimit, vendimi i gjykatës së Berlinit shoqërohet me një rekomandim që e bën thuajse të pamundur lirimin e tij me kusht.

Kryegjykatësi, Matthias Sertz tha se Stefan R. e kreu krimin “për të realizuar fantazinë e tij kanibaliste ” dhe e përshkroi atë si “çnjerëzor”.

Në tridhjetë vitet e karrierës së tij, gjyqtari tha se “nuk ka parë diçka të tillë”.

I akuzuari ka qëndruar i heshtur dhe pa asnjë shprehi gjatë leximit të vendimit.

Por si ndodhi njohja mes viktimës dhe autorit?

Më 6 shtator 2020, viktima pranoi të takohej me të akuzuarin, përmes një platforme takimesh erotike.

Ai mori një taksi për në banesën e tij në Berlin-Pankov, në periferi veriore të kryeqytetit gjerman. Aty autori e ka droguar dhe mbytur dhe më pas i ka ngrënë disa nga gjymtyrët .

Hetimet për zhdukjen e viktimës u ngrinë, derisa në nëntor të po atij viti u gjetën mbetje njerëzore në një park dhe u konstatua se i përkisnin të zhdukurit .

Duke analizuar telefonin e tij celular , policia më pas ka arritur të gjejë taksistin që po e transportonte atë natë.

Në banesë janë gjetur gjurmë gjaku, pjesë të tjera të trupit të viktimës dhe shumë mjete, si sharrë.